Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti kanë arrestuar një person i dyshuar për dhunë familjare.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPORË
Viti, 02.08.2021 – 00:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij viktimën femër kosovar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.