/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit, bënë të ditur se në Gjilan, tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër janë përfshirë në një rrahje me ç’rast dy të dyshuarit, kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se deri te rrahja ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme pasi njëri nga të dyshuarit ka qenë i martuar me të dyshuarën e përfshirë në këtë rast dhe tani ata tani pasi janë ndarë, edhe dyshohet se problemi ka ndodh si pasojë e kësaj ndarje.
“E dyshuara, dhe vëllai i saj i dyshuar, janë takuar me ish bashkëshortin e saj, të dyshuarin tjetër, të këtij rasti, ku ka filluar përleshja mes tyre dhe në këtë rast është përdorur edhe një sëpatë me të cilën i dyshuari ka tentuar ta godas, tjetrin, mirëpo nuk ia ka arritur. Me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustruese