Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale së bashku me QKMF-në ka pranuar donacion nga “Rotary Club Kamenica.
Drejtoresha Eurona Hoda ka falënderuar “Rotary Club Kamenica” për këtë donacion, duke treguar se ku do të përdoret.
“Pajisje mbrojtëse dhe mjete pune për personelin e QKMF-së në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët. Në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë i falënderohem “Rotary Club Kamenica” për donacionin”, ka thënë ajo. /2LONLINE/