(2L ONLINE) – Ditë më parë, fal angazhimit të Klubit rotarian “Gjilani” e me ndihmën e rotarianëve britanik, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) në Gjilan iu është dhuruar një autoambulancë. Bashkë me të rotarianët kishin sjellë edhe dy pako me paterica (nga 13 palë) dhe rroba për fëmijë prej moshës së porsalindur deri në 1o vjeç, e të cilat të premten, rotarianët gjilanas bashkë me drejtuesin e QKMF-së, i kanë shpërndarë për Handikos dhe për Spitalin Regjional të Gjilanit, përkatësisht për repartin e Ortopedisë si dhe veshmbathjet për nevoja tek te porsalindurit dhe të Pediatrisë.
Në Shoqatën Handikos, rotarianët Muhamet Halili, kryetar i RC Gjilan, Vehbi Salihu, kryetar i radhës i RC Gjilan, Fejzullah Berisha, drejtor i QKMF-së dhe Valentina Veseli e Ilmi Hajdini nga Iniciativa për rotaract klubin e Gjilanit, janë mirëpritur nga drejtuesit e Handikos Remzi Kqiku dhe Fatmir Shurdhani të cilët e kanë vlerësuar lartë ndihmën e rotarianëve gjilanas.
Kqiku e Shurdhani dhe se këto paterica (13 palë), janë më se të mirëseardhura ndërsa vlerësuan idenë e rotarianëve e të QKMF-së që këto të përfundojnë tek kjo Shoqatë. Ata thanë se edhe më parë kanë pas bashkëpunim të mirë me rotarianët gjilanas, janë ndihmuar dhe përfshirë në projektet e tyre dhe presin që edhe në të ardhmen të vazhdoj ky përkushtim i tyre për të bërë mirë për komunitetin në përgjithësi, e në veçanti për këtë organizatë.
Drejtori i QKMF-së Fejzullah Berisha tha se kur kanë pranuar nga rotarianët gjilanas dhe ata britanik autoambulancën dhe këto ndihma tjera, janë dakorduar me rotarianë që patericat dhe veshmbathjet të shkojnë gjetiu ku nevoja për to është më e madhe dhe se sot po shpërndahen për Handikos, dhe Ortopedinë në Spital por edhe për Pediatri dhe tek të porsalindurit.
Pas Hendikos-it, po sot ndihma të tilla në paterica dhe veshmbathje u dorëzuan edhe për Ortopedinë, e Pediatrinë në Spitalin e Gjilanit, me këtë rast falënderues ndaj kësaj ndihme u shpreh edhe ortopedi Skender Mehmeti. Ai vlerësoi këtë ndihmesë nga rotarianët sepse tha se do të jenë nevojshme për këtë repart.
Në këtë ngjarje krahas rotarianëve të lartpërmendur mori pjesë edhe rotariani Zijadin Hasani, pediatër, i cili po ashtu tha se është e qëlluar që këto ndihma u dedikuan për Spital dhe si rotarian premtoi angazhimin e tij për të kontribuar edhe në të ardhmen. /2L ONLINE/