Njësiti special i Policisë së Kosovës, ROSU, ka zhvilluar një operacion bastisjesh në komunën e Shtërpcës ku ka arrestuar 5 persona prej tyre 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të dyshuar se kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar dhe zbulim të sekretit shtetëror, raporton KTV.
Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Ferizaj, Gazmend Hoxha ka thënë se një nga të arrestuarit është shef i operativës në stacionin e policisë në Shtërpcë si dhe shef i sektorit të hetimeve. Ai ka thënë se janë bastisur 7 lokacione duke përfshirë 4 shtëpitë e të arrestuarve ku janë gjetur sasi e madhe e municionit, e po ashtu janë marr edhe dosje nga gjykata paralele serbe. Ai ka deklaruar se tash për tash nuk mund të deklarohet nëse këta janë pjesëtar të MUP-it serb por ka njoftuar se këta kanë bashkëpunuar me pjesëtarët e këtij shërbimi.