Cristiano Ronaldo shënoi dy gola kundër Parmës në barazimin 3-3, por regjistroi edhe një asist. 33 vjeçari është bërë golashënuesi më i mirë në Itali me 17 gola në total.
Nuk ka ndodhur që nga edicioni 2005/06 që një futbollist i Juvetusit të shënoi kaq shumë gola pas 22 ndeshjeve, që prej kohës së sulmuesit francez David Trezeguet.
Portugezi Ronaldo sivjet ka qenë futbollisti më i mirë te Juventusi dhe në Serie A. Kujtojmë se Cristiano Ronaldo ka qenë pjesë e Manchester United ku ka fituarLigën e Kampionëve, Premier Ligën, Carling Cup, Klubi më i mirë në botë, ndërsa në Spanjë ka fituar gjithcka me Real Madridin. Tani duket se e ka nisur mbarë edhe me Juventusin.