Massimiliano Allegri ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Juventusit pasi fitoi skudeton. “Zonja e Vjetër” është duke diskutuar emra të ndryshëm për ta zëvendësuar italianin.
Por sipas “Tuttosport”, ylli i Juves, Cristiano Ronaldo ka propozuar Jose Mourinhon si trajner.
Ai ka një lidhje të ngushtë me trajnerin portugez pasi kishin punuar së bashku në Real Madrid nga viti 2010-2013.