Cristiano Ronaldo ishte spektakular në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, derisa shënoi 3 golat e fitorës së madhe dhe kualifikimit të Juventusit.
Por, mënyra sesi festoi golin e tretë ishte e ngjashme me atë të Simeone, trajner i Atleticos, i cili shpresonte shumë në eliminimin e Juves.
UEFA në bazë të imazheve të shfaqura në sfidën Juventus-Atletiko Madrid mund të hap një hetim për Cristiano Ronaldon. Ky veprim mund të cilësohet si provokim ndaj tifozëve dhe portugezi mund ta pësojë. Në rast se ai nuk dënohet me gjobë, mund të pasojë suspendimi për ndeshjet e ardhshme.
Juventusi mund të humbasin yllin e saj për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Madje nga Spanja ka edhe akuza se Ronaldo i quajti tifozët “bij ku*vash”, gjë që rëndon më shumë pozitat e tij.