Yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianni Luigi Buffon, kanë takuar dy fëmijët që shpëtuan nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Të dy kishin shpëtuar pasi ishin hedhur nga ballkoni i ndërtesës ku jetonin. Ata moren fanellat e yjeve të Juventusit, të nënshkruara.
Ngjarjen e ka transmetuar live në profilin e tij në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama ne Facebook.