Këtë të shtunë, Franca do ta zgjedhë këngën përfaqësuese për Eurovision 2019 përmes garës kombëtare “Destination Eurivision”. Pjesë e jurisë profesionale do të jetë edhe këngëtarja kosovare, Rona Nishliu.
Në garë për të përfaqësuar Francën në Tel Aviv, janë shtatë këngëtare dhe një grup, ndërsa fituesi do të zgjidhet përmes votave të jurisë profesionale dhe publikut.
Kujtojmë që Rona Nishliu përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Suus” në vitin 2012, e ku u rendit në vendin e 5-të, që mbetet rezultati më i mirë i Shqipërisë në Eurovision.
Gjithashtu, Rona ishte edhe në dhjetor pjesë e jurisë në “Festivalin e Këngës” që u zhvilluar në RTSH.