Roli i Shoqërisë Civile Në Raport me Komunën si dhe Anasjelltas Qyteti i Gjilanit pritet të rifillojë punën me një përbërje të përtërirë qeverisëse.
Nga: Arjeta Maka
Roli dhe fuqia e shoqërisë civile dhe zgjerimi i ndikimit të saj në bërje të politikave është njëra nga sfidat më të nevojshme te komunitetit e institucioneve dhe pasqyron nevojat zhvillimore dhe ato për ndryshim, me qëllim që të arrihet kjo me sukses, konsultimet e rregullta dhe konstruktive me OJQ-të gjegjësisht shoqerinë civile janë të dobishme dhe të domosdoshme për bashkëpunime e inciative bilaterale ku gjithmonë kemi qenë në dispozicion në të mirë të Qytetit e Komunitetit si në projekte, aktivitete të ndryshme duke përfshi të gjitha segmentet e OJQ -ët secili ku fokusohen në dobi të komunitetit ku kemi qenë model edhe me Qeverisjet e kaluara kemi treguar vlera .
Për këtë arsye, Grupi joformal i Grave aktive te qytetit te Gjilanit si dhe Organizatat aktive të shoqërisë civile të koordinuara ndërmjet vete, muaj e javë kanë propozuar tek kryetari Alban S. Hyseni në forme zyrtare verbale dhe formë zyrtare si e-mail e forme fizike rekomandimin e kërkesa konkrete të cilin konsiderojmë si adekuat për përfshirje të shoqërisë civile në qeverisjen e re.
Andaj shoqëria civile ditët në vijim mirëpret vendimet e kryetarit dhe përfilljen e rekomandimeve tona gjatë mandatit e të reflektoj në rekomandime këto të cilat flasin për nevojën e qartë të rritjes së nivelit të bashkëpunimit me shoqërinë civile si mënyrë për të siguruar pjesëmarrje më të madhe qytetare.
Marrja parasysh e rekomandimit tone konsiderojmë se do të ndihmojë edhe në rritjen e legjitimitetit, transparencës dhe të llogaridhënie si dhe presim takim të përbashkët të gjitha OJQ -ët që ti adresojmë planet e aktiviteteve e nevojat për komunitet që të bashkëpunojnë pse jo mund të hartojmë një plan pune ose strategji me aktivitete bilaterare në dobi për Komunitetin! /2LONLINE/