DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Rotary International

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Rotary International
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Presidentin e Rotary International, Shekhar Mehta.

Gjatë takimit kryeministri Kurti e informoi për reformat e filluara në drejtësi, luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe rritjen ekonomike, që sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 9.9 për qind.
Ai veçoi rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3 si dhe rritjen e të hyrave tatimore për mbi 1/4, krahasuar me vitin paraprak.

EkoHigjiena

Lidhur me situatën e përballjes me pandeminë COVID-19, kryeministri theksoi administrimin e rreth 1.6 milion vaksinave dhe vaksinimin e rreth 60 për qind të popullsisë të moshës mbi 16 vjeçare me dy doza të vaksinës, ndërsa vazhdon vaksinimi edhe me dozën e tretë përforcuese.

Kryetari i Rotary International, e falënderoi kryeministrin për pritjen, si dhe konfirmoi përkrahjen e mëtutjeshme të Rotary për projektet në Kosovë.
Z.Mehta foli për mbarëvajtjen e aktiviteteve në vendin tonë, ku kjo organizatë ka prezencë tash e 30 vite.
Ai shprehu gatishmëri për mbështetje dhe ndihmë në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, qoftë me infrastrukturë apo ngritje të kapaciteteve.

Në takimin e përbashkët, morën pjesë edhe Katerina Kostali Papadimitrou, Drejtore e zonës 21&22 të Rotary International, Radu Popescu, President përfaqësues për Kosovë dhe Shqipëri, Fleta Baraku, Kryetare e Këshillit Rotary në Kosovë, Ardian Hoxha, anëtar themelues i Rotary Club Prishtina si dhe Veton Qipa, anëtar i Këshillit Rotarian në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.