Policia e Kosovës në vazhdën e implementimit të detyrave dhe objektivave që dalin nga Strategjia e “Policimit në Bashkësi 2017-2021”, qëllim ka ofrimin e sigurisë së qytetarëve, bashkëpunimin me ta, krijimin e partneritetit me qëllim të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të ndërsjellët në uljen e krimit dhe zvogëlimin e frikës te qytetarët, me theks te bashkësitë e ndryshme etnike ,e kjo arrihet duke krijuar besimin me sinqeritetin dhe përkushtimin në detyrat që ka policia.
Policia e Kosovës ,është pjesë e Këshillave Lokale për Siguri Publike ku njëri ndër këto këshille është edhe KLSP në Lagjen “Avdullah Presheva” këtu në Gjilan.
“Sot, nën organizimin e Policisë së Kosovës njësitet e Policisë në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit, në mbështetje të OSBCE- kemi organizuar një takim të përbashkët ku të pranishëm ishin përfaqësues të Këshillit Lokal të Sigurisë Publike të lagjes “Avdullah Presheva” me të gjithë anëtarët e saj, këshilli i lagjes, qytetarë të komunitetit shqiptarë dhe komunitetit romë të cilët banojnë në atë Lagje, përfaqësues të shkollave të cilët gjenden në këtë Lokalitet , edhe koordinatorin e Këshillave Komunale të Sigurisë në Bashkësi , zyrtarë Komunal, përfaqësues nga drejtoria komunale për shërbime publike, zyrtarë nga komiteti për Komunitete ku janë diskutuar në mënyrë të përbashkët roli mbi funksionimin e KLSP” ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Sipas tij, të gjithë pjesëmarrësit në diskutim unanimisht janë shprehur se gjendja e sigurisë në këtë lagje është e kënaqeshe, përfaqësuesi e KLSP-ve shprehën fjalë falënderues ndaj policisë së Kosovës, njësitet e Policisë në komunitet, të cilët thanë se ata gjithmonë u gjenden pranë atyre dhe prania e tyre krijon besim dhe siguri në këtë lagje, gjersa adresuan kërkesa të arsyeshme për përmirësim të jetës dhe infrastrukturës në drejtim të përfaqësuesve të Komunës, për lagjen e tyre, si dhe kanë kërkuar vazhdimësi për një KLSP funksionale, e cila do ti kënaqë kërkesat e tyre për një ambient të qetë dhe të sigurte për të gjithë.