Shumë studime shkencore tregojnë qartë se marrëdhëniet e mira mes prindërve ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e fëmijës në gjendjen e tyre kognitive, emocionale, sociale.
Shkruan: Besnik Sherifi – Psikolog Klinik.
Në raste kur atmosfera e prindërve është e tensionuar, kur ka debate të shumta dhe ato debate kanë kahje konfliktuoze, agresive, tendencioze këto veprime, reagime dhe sjellje bëhen një faktor ndikues në sjelljen agresive, ndryshim të gjendjes psiko- emocionale te fëmijët.
Sjellja dhe reagimi pa kujdesi, i ashpër ndërmjet çifteve fëmijët kanë tendenca të jenë edhe në aspektin emocional shumë të ndejshëm, të mbyllur në vete ose të pa ndejshëm me qasje antisociale.
Këto reagime, pa dyshim ndikojnë dhe reflektojnë negativisht edhe në performancën akademike të nxënësve. Në rastet kur jetohet në një harmoni familjare dhe marrëdhëniet mes prindërve shkojnë mirë, qasja dhe komunikimi është konstruktiv, ka atmosferë familjare pa dyshim se të gjitha këto ndikojnë pozitivisht në karakterin dhe në tiparet e personalitetit të fëmijës.
Ekzistojnë edhe shumë arsye të ndryshme se pse prindërit nuk mund të përkujdesen shumë për fëmijët, një ndër arsyet është se jetojnë në një stres midis përgjegjësive familjare dhe angazhime, ngarkesa dhe presioneve të punës.
Ky orar bënë që prindërit të ndjejnë vetën nën presion intensiv të ditës duke i detyruar ata nga pikëpamja psikologjike të mos i pranojnë fëmijët si individë dialogues dhe rrjedhimisht bëhen të paaftë t’i kuptojnë ata, të kenë qasjen pozitive t’i ofrojnë mbështetje emocionale si dhe duke diskutuar për problemet e ndryshme gjatë jetës së përditshme.
Vihet re se oraret e zgjatura dhe të çrregullta të prindërve që punojnë, stresojnë dhe keqësojnë jetën familjare si dhe bëjnë që influence prindërore te fëmijët të humbasë efikasitetin e saj. Kushtet e tilla në familje bëjnë që te fëmijët të dallohen problemet sociale dhe emocionale më të mëdha.
Menaxhimi i kohës së duhur angazhimi i prindërve në aktivitete të ndryshme tek fëmijët mënyra e qasjes dhe bashkëpunimit, bashkëbisedimi i prindërve në raport me fëmijët, mbikëqyrja e prindërve, vëzhgimi i tyre do të ndikojnë pozitivisht te fëmijët.
Mënyrat dhe forma të ndryshme që japinë mundësi fëmijës të shprehet të diskutojë për ngjarjet, për aktivitetet, dhe situatat e ndryshme ditore, javore do të ndikojnë pozitivisht në gjendjen e tyre psiko-emocionale.
Qasja dhe mënyrat se si prindërit diskutojnë më fëmijët luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin emocionale te fëmijët.