• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Pacolli: Dialogun Kosovë – Serbi nuk mund ta ndalë askush

Redaksia 2LONLINE 5 Janar, 2019 2 min
 Pacolli: Dialogun Kosovë – Serbi nuk mund ta ndalë askush

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se procesi i dialogut të Brukselit për Kosovën është i paalternativë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se këtë proces nuk mund ta ndalë askush. Sipas Pacollit, Kosova e dëshiron kontratën e paqes me fqinjën veriore, me të cilën Serbia obligohet ta njohë Kosovën shtet i pavarur dhe sovran.

“Republika e Kosovës e dëshiron dialogun dhe dëshiron kontratën e madhe të paqes. Me këtë kontratë, Serbia obligohet ta njohë Republikën e Kosovës menjëherë dhe mos ta pengojë më Kosovën në integrimet e saj euroatlantike. Besoj shumë se ky dialog do të ndodhë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë proces, sepse dialogu është një evolucion i kohës moderne”, ka thënë Pacolli.

Shefi i diplomacisë i ka ftuar partitë politike për unitet në dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se, nëse nuk do të ketë unitet të plotë, Kosova mund të çalojë në këtë proces.

“Unë kërkoj vetëm unitet politik. Nëse nuk ka unitet politik ne do të çalojmë në këtë proces. Sot ekipi negociator për dialog duhet të punojë në harmoni me presidentin e vendit. Presidenti deri sot ka qenë autori i dialogut dhe unë jam i bindur se presidenti ka vullnet të bisedoj dhe të bashkëpunojë me delegacionin shtetëror të dialogut”, ka thënë Pacolli.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Etiketa:dialogu Kosova kryesore nacionale serbi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

9 Gusht, 2022

Reagon AAK: Ambasadorët u zgjodhën përmes telefonit!

4 Gusht, 2022

Osmani: Në Kosovë e mbijetuara e masakrave është nënkryetare Kuvendi, në Serbi, komandanti që urdhëroi masakrat!

4 Gusht, 2022

Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

1 Gusht, 2022

Në Uashington D.C., Kosova dhe SHBA-të nënshkruajnë Marrëveshjen e Kompaktit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë

28 Korrik, 2022

Presidentja Osmani: Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale

27 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com