Këmgëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjatë muajit prill vizitojë Kosovën në kuadër të ‘UNICEF’.
28 vjeçarja gjatë qëndrimit në vendin e lindjes ka vizituar një qendër të kopshtit të fëmijëve që mbështet familjet lokale si pjesë e punës së saj si ambasadore e UNICEF.
Rita ka rikujtuar edhe një herë këtë vizit me disa imazh të publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Instagram’.
“Në prill, unë shkova në Kosovë në mbështetje të ‘Socceraid’ për ‘unicef_uk’ për të parë punën e mahnitshme që Unicef bën për të mbështetur dhe përmirësuar jetën e fëmijëve. Kam vizituar një qendër të kopshtit të fëmijëve që mbështet familjet lokale duke i dhënë fëmijëve një vend ku të shkojnë çdo ditë për të ngrënë ushqime të nxehta, për të mësuar, zhvilluar dhe luajtur”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.