Imami i këtij fshati, Ramadan Durmishi, i cili ju kishte bashkangjitur këtij aksioni, vlerësoi këtë iniciativë e të rinjve pogragjas për të dal ti meremetojnë disa gropa të hapura nëpër asfalt.
Ramadani tha se në këtë iniciativë dikush ka ndihmuar me sigurimin e materialit dikush tjetër ka vënë në dispozicion mjetet me të cilat po punohet. Ai tha se ju ka bashkangjitur këtyre të rinjve për ti përkrahur moralisht dhe dhënë vullnet edhe për aksione tjera.
Edhe Bekim Salihu, një qytetar tjetër i Pogragjës, tha se ju ka bashkëngjit këtij aksioni, pasi ishte njoftuar paraprakisht nga imami i fshatit për këtë aksion për mbushjen e këtyre gropave në rrugë për ti eliminuar rreziqet si për vozitës, ashtu edhe për kalimtar.
Në një formë më të organizuar pjesëmarrës ishin aktivistë të Partisë së Drejtësisë(PD), të fshatit Pogragjë, të cilët edhe thanë të kenë qenë nismëtarë të idesë për tu ndërmarrë ky aksion.
Avdurrahim Hasani tha se janë mobilizuar aktivistë të PD-së dhe ju kanë bashkuar këtij aksioni edhe qytetarë të tjerë dhe po i riparojnë këto gropa në rrugë, ndërkohë që kreu i PD-së së Gjilanit, Arianit Sllamniku, i cili ishte po ashtu pjesë e këtij aksioni tha se nuk është me rëndësi kush i merr iniciativat, nëse është fjala për punë të mira, të gjithë në fshat duhet të jenë të bashkuar e të marrin pjesë në këso aktivitete./2lonline/