Komisioni Zgjedhor në Turqi vendosi të ketë rinumërim të votave në shtatë nga 39 zonat e Stambollit. Numërimi fillestar i votave të zgjedhjeve lokale tregoi se kandidati kryesor i opozitës ishte në epërsi të ngushtë.
Mirëpo, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, e kundërshtoi rezultatin zgjedhor në Stamboll dhe Ankara pasi humbi kontrollin në këto dy qytete kryesore të Turqisë.
Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavas, ka shënuar fitore të qartë në Ankara, mirëpo rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë kanë pretenduar fitore.