Në njoftimin e tyre në faqen zyrtare, Rinia Studentore – Kadri Zeka ka bërë të ditur në lidhje me aktivitetin e datës 7 Nëntor, ku qellim kishin grumbullimin e sa më shumë mjeteve financiare për t’u dalë në ndihmë kolegëve të tyre në nevojë!
Në njoftim thuhej:
“Të dashur studentë,
Aktiviteti i mbajtur më 7 nëntor 2018 mori fazën përfundimtare javën e kaluar, ku me kënaqësi të madhe Ju njoftojmë se pas aktivitetit “Performancë Live” kemi arritur t’ua sigurojmë 10 studentëve pagesën e semestrit, 3 studentëve transportin për dy muaj dhe 6 studentëve të tjerë pagesën e konviktit.
Shuma e mbledhur nga ky aktivitet u dedikua plotësisht për studentët e Universitetit “Kadri Zeka” me ç’rast edhe këtë vit çmojmë studentët e dalluar të UKZ-së.”
Permes ketij njoftimi ata shfrytezuan rastin te falenderojne te gjithe njerezit e vullnetit te mire, institucionet komunale dhe teatrin e qytetit qe ndihmuan ne organizimin e ketij aktiviteti te mrekullueshem.
“Ne falenderojmë gjithë studentët për kontributin e tyre dhe zotohemi se organizimet e tilla do jenë vazhdimësi për kontribut pozitiv në shoqëri.
Me Konsideratë,
Rinia Studentore Kadri Zeka
#RSKZ”