OJQ “Rinia Studentore-Kadri Zeka”, përmes një konferencë hapëse ka nisur Projektin “Shkathtësi Punësimi”, ku është diskutuar për qëllimin dhe objektivat përfundimtare të tij.
Menaxheri i projektit, Dritor Mehmeti ka bërë me dije detajet rreth trajnimit.
Përmes “Shkathtësi Punësimi” synohet aftësimi dhe zhvillimi profesional i të rinjve në dy programe, Microsoft Office dhe SPSS në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës!
Projekti është i mbështetur nga Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, e Genc Mustafa nga sektori i Rinisë ka bërë me dije se në emër të Komunës së Gjilanit ka falënderuar OJQ-në “Rinia Studentore- Kadri Zeka”, për kontributin e madh ne avancimin e çështjeve rinore dhe artikulimin si zë i studentëve.
Këtë konferencë e përshëndeti edhe kryetari i KVRL-së në Gjilan, Mehmet Zylfiu dhe trajneri Drilon Latifi. /2LONLINE.com/