DYLON

MI: Po mirëmbahen auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës

MI: Po mirëmbahen auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës përmes një raporti ditor të mirëmbajtjes së auto-udhëve dhe rrugëve nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës ka bërë me dije se në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshja nuk ka pasur në asnjë aks rrugor. Mirëmbajtja e rrugëve vazhdon 24 orë në tërë Republikën e Kosovës.

Në auto-udha R6, Doganaj-Hani i Elezit, gjatë 24 orëve nuk ka pasur reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Borë nuk ka pasur as në auto-udhën A7, Morinë-Gjurgjicë.

Në regjionin Prishtina 1 dhe 2, gjendja e rrugëve është e mirë, pa të reshura të borës gjatë 24 orëve të fundit. Në regjionin e Prizrenit, të gjitha rrugët nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës janë të qarkullueshme dhe nuk ka pasur të reshura të borës.

EkoHigjiena

Po ashtu në regjionin Peja 1 dhe 2 të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe s’ka pasur reshje të borës gjatë 24 orëve.

Në regjionin e Ferizajt ka pasur hedhje të kripës për shkak të ngricave, por pa të reshura bore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.