“Sot ishte një ndjenjë e papërshkrueshme u mblodhëm së bashku për t‘i gëzuar me dhurata simbolike, fëmijët me nevoja të veçanta në Shkollën Fillore “Thimi Mitko”, ku u pritëm ngrohtë nga stafi, Drejtoresha Fitore Malaj, nga prindërit dhe fëmijët e shkëlqyer”, thuhet në njoftimin e Organizatës “Rinia Studentore – Kadri Zeka”.
Më tej thuhet se dashuria dhe ngrohtësia që ofruan na emocionuan jashtëzakonisht shumë duke na bërë më të motivuar për të punuar edhe në të ardhmen për lumturinë e tyre!
Rinia Studentore – Kadri Zeka përpos dhuratave simbolike u dhuroi dhe nga një kartolinë të punuara nga vet studentët me një mesazh urimi për Vitin e Ri 2018.
“Shëndet, gëzime dhe suksese në mësime. Qofshi të lumtur çdo ditë të këtij viti, të dashur fëmijë, Rinia dhe studentët e saj do bëjnë çmos për Ju. Nesër na pret shkolla tjetër”, thuhet në fund të njoftimit mbi këtë aktivitet të “Rinisë Studentore – Kadri Zeka”.