Komuniteti i të rinjve është komuniteti më i ndjeshëm në shoqërinë tonë, e si i tillë meriton trajtim më të veçantë. Atyre duhet trazuar rruga në atë mënyrë, që e ardhmja të jetë e sigurt.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Esra Sadiku, Viola Shala, Blerim Haziri, Florentina Vokshi e Arbresha Berisha, si dhe me deputeten Adriana Matoshi, u zotuan se me qeverisjen e re në nivelin lokal, do të krijohen mundësi e kushte më të mira për brezin e ri, duke i ofruar mundësi shumë më të lehta në informacion përmes digjitalizimit, e poashtu edhe mundësi më të mëdha punësimi e për punë praktike, përmes sistemit dual. Ne kemi plan të qartë për të ardhmen e tyre.
Krejt Rinia do votojë numrin 144 më 17 tetor!
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/