Java e parë e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan po karakterizohet me takime maratonike me të gjitha strukturat dhe qytetarët e kësaj komune.
Në vazhdën e këtyre takimeve, në emër të Shtabit të Degës, Arbër Ismajli ka mbledhur kryetarët e nëndegëve të Forumit të Rinisë së LDK’së, prej të cilëve është informuar për angazhimet e mëdha të tyre në terren dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe të Lutfi Hazirit më 2 tetor.
Rina Ahmeti, kryetare e Forumit të Rinisë, ka deklaruar se është e lumtur me unitetin e jashtëzakonshëm që po mbretëron brenda kësaj strukture të partisë, duke thënë se është shembulli më i mirë i funksionimit.
Në takimin e sotëm, kryetarët e nëndegëve të Forumit të Rinisë kanë shfaqur zotimin e punës së madhe në terren, ndërsa janë shprehur se gjatë këtyre ditëve qindra të rinjtë i janë bashkuar vizionit të Lutfi Hazirit, i cili me të gjitha kapacitetet ka mbështetur të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë, gjatë mandatit katër vjeçar.
e sponsorizuar nga LDK