Rinia Demokratike e Kosovës në Gjilan për nderë të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës mbajti aktivitete në shkollat e qytetit me ç’rast nxënësve iu ndanë dhurata me simbole shtetërore.
Kështu bëri me dije Burhan Isufi nga Rinia Demokratike, sipas të cilit, po ashtu janë mbajtur edhe kuize të diturisë.
“Rinia Demokratike në vazhdimësi ka qenë dhe do të jetë promotor për fuqizimin e rolit të rinisë në shoqëri dhe shtytës kryesor në zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në shkolla e ciklit fillor dhe të mesëm me qëllim që të rinjtë tanë të jenë shpresë e re për të ardhmen ndërsa ne me prioritet do të vazhdojmë të angazhohemi për të rinjtë në krijimin e perspektivave të reja”, ka thënë Isufi.