• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Art/Kult
  3. Fatime Kalimashi –Hoti nxjerr nga botimi edhe veprën e katërt letrare “Udhëtoj“
Art/Kult

Fatime Kalimashi –Hoti nxjerr nga botimi edhe veprën e katërt letrare “Udhëtoj“

by Redaksia 2LONLINE 16 Shkurt, 2018 4 min read
 Fatime Kalimashi –Hoti nxjerr nga botimi edhe veprën e katërt letrare “Udhëtoj“

Diaspora shqiptare, pos sukseseve në procesin e integrimit në vendet ku jetojnë dhe veprojnë si dhe angazhimeve në mbështetje të vendit ku kanë lindur, një kontribut të çmuar është duke dhënë edhe në afirmimin e vlerave kulturore të vendlindjes .

Ibrahim Sefedini, Gjenevë – Zvicër

Kështu pos aktiviteteve dhe angazhimeve të ansambleve dhe shoqërive të ndryshme të formuara në diasporë , në vazhdimësi janë duke dal në pah edhe vlerat që ka populli ynë edhe në lëmin e poezisë dhe letrave shqipe edhe jashtë vendlindjes.

Një shembull I tillë është poetja dhe shkrimtarja Fatime Kalimashi – Hoti, e cila brenda një kohe të shkurtër ka nxjerr në botim katër vepra të ndryshme letrare të cilat janë mirëpritur jo vetëm nga adhuruesit e artit shqiptarë por edhe i huaj.

E lindur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, Fatimja shkaku I kushteve dhe rrethanave të kohës në vitin 1995 u shpërngul për të jetuar në Saint Prex një qytezë afër Llozanës në Zvicër.

Por, përkundër vështirësive me të cilat u përballën mërgimtarët që u detyruan të lënë vendlindjen dhe marrin rrugën mërgimit,dhe obligimet që dolën si bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve , kjo poeteshë dhe shkrimtare, gjeti forcë që krahas integrimit në vendin tjetër të angazhohet edhe në aktivitete të ndryshme që zhvilloheshin nga mërgata në këtë kohë. Kështu ajo bë anëtare aktive e shoqatës humanitare “Nëna Terezë”, pastaj anëtare e Shoqërisë Kulturo Artistike “Ilirët” si dhe shumë organizmave të ndryshme të kohës.

“Nga karakteri jam një luftëtare e cila sfidohet me të gjitha problemet dhe filozofia ime e suksesit qëndron tek energjia pozitive që posedoi “, ka thënë ajo, duke potencuar se në këtë rrugëtim të saj rëndësi të madhe ka edhe mbështetja që ajo që nga fillimi ka pas nga bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

“Pa mbështetjen e tyre nuk do të isha këtu ku jam sot”, është shprehur Fatimja, duke potencuar edhe mbështetjen që ka has edhe nga aktivistë dhe anëtarë të shoqatave dhe shoqërive të ndryshme të mërgimtarëve të cilët i kanë dhënë mbështetje në këtë rrugëtim.

“Falë kësaj mbështetje nga familja dhe njerëz të vullnetit të mirë sot kam të botuara veprat “SHTEGTIMET E SHPIRTIT” -“NË UNIVERSIN E DASHURISË” -“MELODI E DHIMBJES” -“VOYAGE” ( UDHETOJ) , si dhe shumë poezi në gazeta të ndryshme”, shprehet Kalimashi –Hoti.

Ajo thekson se pasioni për të shkruar që e trashëgon që nga rinia e hershme, do ta shtyjë që të nxjerr edhe shumë botime tjera.

“Shumë shpejt publiku shqiptar si dhe ai i huaj do të kenë në dorë edhe disa botime tjera të mijat shprehet “, Kalimashi –Hoti. Për kontributin që ka dhëne Fatime Kalimashi –Hoti, me fjalë miradije shprehen edhe drejtues të shoqatave dhe mekanizmave të ndryshëm shqiptarë që veprojnë në diasporë.

Tahir Shabani, kryetar i Shoqatës së Miqësië Franko – Shqiptare, ka thënë se me këto vepra që ka botuar Fatime Kalimashi –Hoti, ajo ka dhënë një kontribut që duhet vlerësuar sepse me këtë po afirmohen edhe më shumë vlerat kulturore që ka vendi jonë edhe jashtë kufijve .

“Populli artdashës franko –fon, mirëpret veprat e artit nga e gjithë bota, andaj me këto angazhime si të Fatimes dhe artistëve të rinj, po i tregojmë këtij populli, se edhe populli shqiptarë ka vlera që duhet çmuar”, ka thënë Shabani.

Ai ka inkurajuar gjithë ata që merren me art dhe aktivitete tjera në diasporë që mos të ndalen së punuari, pasi vetëm kështu mund të prezanton më mirë vendin e tyre, në mesin e popujve të qytetëruar evropian.

Tags: Fatime Kalimashi –Hoti Gjenevë Ibrahim Sefedini poetë Udhëtoi Zvicër
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia kufitare e Republikës së Kosovës identifikon dy (2) automjete (BMW X6)

24 Maj, 2022
Gjilan

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022
Gjilan

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022
Policia

Vazhdon lufta kundër kontarabanimit me mallra nëpër kufijtë e vendit

24 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Sonte luhet miqësorja Zvicër – Kosovë

29 Mars, 2022

Për nder të përvjetorit të rënies së Heroit “Ilir Lushtaku”, organizohet tureu i futbollit, pjesëmarrëse edhe FC KOSOVA – ZÜRICH

20 Mars, 2022

Nënkryetari Ismajli ndjehet i pikëlluar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Zekirja Shahinit

7 Maj, 2021

Haziri ngushëllon familjen Shahini me rastin e ndarjes nga jeta të përfaqësuesit të FFK’së në Zvicër, Zekirja Shahini

7 Maj, 2021

Komuna e Vitisë dhe Shoqata “Vitia” ndihmuan familjet skamnore për festat e fundvitit

31 Dhjetor, 2020

Gjilanasi Kamer Zymberi, kandidat për këshillin e përgjithshëm të kuvendit komunal në qytetin Martigny në Zvicër

5 Nëntor, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com