Pas pushimit disa ditorë, rikthehet Superliga e Kosovës në futboll. Java e katërt rikthehet këtë të premte, ndërsa, xhiroja e pestë zhvillohet në mesjavë.
FC Drita e pret në shtëpi kampionin në fuqi Feronikelin të shtunën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan nga ora 16:00.
Ndërsa, SC Gjilani udhëton në Drenicë për ndeshjen e radhës.
Ndërsa, xhiroja e pestë, pra java e pestë e Superligës zhvillohet në mesjavë dhe ky është orari.
E mërkurë (18 shtator)
Llapi – Drita
Trepça ’89 – Prishtina
Gjilani – Ballkani
E enjte (19 shtator)
Feronikeli – Flamurtari
Vushtrria – Drenica
Dukagjini – Ferizaj
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.