(2L ONLINE) – Pas një pune intensive të bërë nga Kompania Hidromorava, Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencës dhe Njësisë së Zjarrfikësve është bërë sanini i gypit të ujësjellësit duke e kthyer gjendjen normale të furnizimit me ujë të qytetarëve vitias.
Përndryshe, ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kishte kërkuar nga Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës që të kërkoj nga përfaqësues të Kompanisë Regjionale “Hidromorava” që të bëhet furnizimi i rregullt i qytetarëve me ujë të pijes pasi që sipas tij kjo kompani ka obligim ndaj klientëve të saj. /2L ONLINE/