DYLON

Canës i pëlqen Bundesliga

Avatar photo Redaksia

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi në fund të këtij ose sezonit të ardhshëm. Ai pranon se i pëlqen Bundesliga. Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana ka thënë se do t’i pëlqente të sprovohej në Bundesligë, pas largimit nga Italia.

Kapiteni i Shqipërisë ka pranuar se do të largohet nga Olimpico në fund të këtij sezoni ose në verën e vitit të ardhshëm.

EkoHigjiena

“Kam edhe një vit e gjysmë kontratë. Mund të largohem në korrik ose vitin tjetër, varësisht se a arrijmë të kualifikohemi për në garat evropiane”, deklaroi Cana për mediat italiane.

“A do të mbetem në Itali? Do të më pëlqente të provoj veten në një ligë të huaj si Bundesliga”, u shpreh ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.