Rihapet Zyra e Ofiçarisë në Muçiverc të komunës së Kamenicës.
“Njoftohen të gjithë qytetarët se nga sot ka rifilluar punën Zyra e Ofiçarisë në Muçiverc”.
Tani qytetarët mund të pranojnë shërbime edhe nga kjo zyre, thuhet në njoftimin e komunës.
Përndryshe kjo zyre ishte mbyllur pasi që njërit nga zyrtarët i është bërë testi për COVID-19 dhe se pritej që kjo zyre të dezinfektohej dhe pastaj të rihapej.