Komuna e Kamenicës bënë me dije se me rregulloren e re për kushtet dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, kriteret për mbështetjen financiare për foshnjat e porsalindura janë riformuluar si vijon:
Neni 11
Kriteret për aplikim:
Për të aplikuar për Subvencione në vlerë prej 200€ (dyqind euro), prindërit aplikues duhet t’i plotësojnë këto kritere:
1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
2. Të dy prindërit të jenë banorë të Komunës së Kamenicës
Dokumentet të cilat janë të domosdoshme për të aplikuar janë:
1. Letërnjoftimi i prindërve;
2. Ekstrakti i lindjes së fëmijës;
3. Certifikatë e vendbanimit të prindërve;
4. Certifikatë e Kurorës (për prindërit e kurorëzuar), ndërsa për ata të pakurorëzuar Deklaratën e bashkësisë familjare;
5. Për prindin vetëushqyes – Deklaratën e bashkësisë familjare;
6. Konfirmimi i llogarisë bankare i njërit prind.
Pagesa bëhet për çdo fëmijë individualisht, aplikimi zgjat tre (3) muaj nga dita e lindjes së fëmijës. /2LONLINE.com/