DYLON

Shpërndahen pajisjet te përfituesit e skemës së granteve “Gratë në Biznes dhe Ndërmarrësit e Rinj”,

Shpërndahen pajisjet te  përfituesit e skemës së granteve “Gratë në Biznes dhe Ndërmarrësit e Rinj”,
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, në Komunën e Kamenicës, Majlinda Krasniqi, bashkë me nënkryetarin Bojan Stamenkoviq dhe ekipin e Socio-Projekt 2, sot kanë shpërndarë pajisjet te përfituesit e skemës së granteve “Gratë në Biznes dhe Ndërmarrësit e Rinj”, që janë pjesë e nën Komponentit të tretë të Projektit “Mbështetja e Themelimit të Bizneseve Fillestare”.

Këto pajisje u shpërndanë te përfitueset Besa Rahimaj Canaj, Margaritë Shkodra dhe Svetlana Dimic, të cilat do të zhvillojnë bizneset e tyre në fushat rrobaqepësi e gastronomi.

EkoHigjiena

Drejtoresha e DZHED, Majlinda Krasniqi tha se po punojnë vazhdimisht të përkrahin ndërmarrësit e rinjë.

“Përfitueseve u dëshirojmë suksese në fillimet e bizneseve te tyre”, shtoi ajo.

Ndërkaq, nënkryetari Stamenkoviq falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për punën dhe angazhimin, duke uruar që ky projekt mos të jetë i fundit.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.