DYLON

Presidentja Osmani priti historianin Jusuf Buxhovi

Presidentja Osmani priti historianin Jusuf Buxhovi
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, priti sot shkrimtarin dhe historianin, Jusuf Buxhovi.

E para e vendit e vlerësoi lart krijimtarinë letrare të z. Buxhovi, si dhe kontributin e tij për studimin e historisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Sipas saj, librat studimorë të z. Buxhovi paraqesin kontribut të theksuar për njohjen e historisë së Kosovës, ndërkohë që shprehu konsideratën e saj edhe për qëndrimet prej intelektuali që z. Buxhovi i ka shprehur në vazhdimësi mbi të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

“Kontributi i intelektualëve në promovimin e ideve për zhvillimin e kombit ështëë përherë i rëndësishëm, prandaj ne po kujdesemi që për çështje të mëdha për vendin ta marrim parasysh edhe qëndrimin e intelektualëve dhe të studiuesve tanë”, tha Presidentja Osmani.

Ajo shprehu bindjen se shoqëria duhet ta promovojë edhe më fuqishëm debatin intelektual si vlerë të shoqërisë. Sipas saj, roli i intelektualit në shoqëri është thelbësor për fuqizimin e vetëdijes mbi shtetin dhe forcimin e vetë shtetësisë së vendit tonë.

Studiuesi Jusuf Buxhovi e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe ia shprehu gatishmërinë e tij dhe të intelektualëve të tjerë që të japin ide për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Në fund, z. Buxhovi ia dhuroi Presidentes Osmani disa nga librat e tij studimorë, përfshirë kompletin e librave “Kosova”, në gjuhën angleze. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.