Kantoni i Cyrihut është më i ngarkuari në fushën e azilit. Ndër të tjera, presionin në këtë kanton e ka shtuar edhe dëbimi i azilkërkuesve që është rritur ndjeshëm pas nënshkrimit të Konventës së Dublinit në vitin 2008 edhe nga Zvicra. Rreth 80 për qind e të gjitha riatdhesimeve bëhen nga aeroporti i Cyrihut.
Nga 2014 riatdhesimet nga zyrtarët për emigracion do të bëhen edhe nga aeroporti Bazel-Mulhouse. Kështu është bërë e ditur nga një komunikatë të lëshuar nga kantoni Bazel-Stadt dhe Bazel–Land, shkruan albinof.ch.
Të dy Bazelët e kanë propozuar këtë projekt në emër të Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Drejtësisë dhe Policisë (CCJPD).
Për shkak të pozitës së veçantë të Aeroportit, i cili është i vendosur edhe në tokën franceze, por që menaxhohet bashkërisht nga Zvicra dhe Franca, riatdhesimi i njerëzve do të realizohet nga Zvicra vullnetarisht dhe në mënyrë të pavarur. Aeroportit i Cyrihut duhet të lirohet nga rreth 400 raste të riatdhesimit në vit. Edhe në aeroportin e Gjenevës dhe Bernës do të merren rreth 450 raste në të ardhmen. /2lonline/
/foto: albinfo.ch/