Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.
Të gjitha rezultatet e detajuara i gjeni në këtë vegzë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me këtë rezultat.
Prndryshe,sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë subjekti i parë politik në vend me 26.159 për qind (220.811 vota).
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë subjekti i dytë me 24.458 për qind (206.458 vota).
Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është radhitur e treta për nga fuqia politike në zgjedhjet e 6 tetorit. PDK-ja ka marrë 21.163 për qind (178.645 vota).
Kurse koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.477 për qind (96.883 vota).
Lista Srpska në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë subjekti i pestë politik në vend me 6.754 për qind (57.015 vota).