Pas daljes së rezultateve për dy zyrtarët policorë të cilët rezultuan të jenë negativ, mbrëmë në orën 01:30 kanë dalë rezultatet edhe për personat e tjerë të cilët u testuan, ku 12 punëtorë shëndetësorë nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, rezultuan negativ.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë, duke u bërë lutje të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi të gjithë.
“Ky është një lajm shumë i mirë, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdoj njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prek secilin. Ruaje familjen tënde dhe të tjerët”, ka thënë Kastrati.