Me datë 26.03.2022 dhe me datë 27.03.2022 klubi i karatesë ”Drita” morri pjesë në Kampionatin e Kosovës në Karate të mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
KK “Drita” Gjilan në këtë kampionat të Kosovës morri pjesë me dy garues ku karateistja Idea Haziri mori pjesë në grupmoshën 8 vjeç në kata e cila pas katër dueleve të fituara u shpall kampione e Kosovës dhe me karateistin Olt Ademi në grupmoshën U16 i cili pas dy luftërave të fituara arrin të shpallet nënkampion i Kosovës ndërsa me një përgatitje më të mirë fizike pa dyshim se do të shpallej kampion i Kosovës.
Karatistët edhe pse në numër të pakët treguan kualitet të lartë gjë që tregon se në klubin tonë vazhdon të punohet mirë edhe në këto kohë të vështira post pandemike.
Kryetari i klubit Arsim Ibrahimi, kryesia e klubit dhe prindërit falënderojnë trajnerët Blerim Hajdari dhe Reshat Halili për punën e mirë të cilën po e bëjnë me karateistët në vazhdimësi. /2LONLINE/