Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, ku skuadra e Gjilanit, me lojtarë të rinj, ka barazuar si nikoqir me skuadrën nga kryeqendra, Prishtina.
Ndeshja ka përfunduar pa gola, ndërkohë që gjilanasëve një gol iu anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtëloje.
Përndryshe, është ky një rezultat shumë i mirë, një pikë ndaj një Prishtine favorite, kur dihet se gjilanasit kishin probleme, madje edhe të nismës së këtij kampionati. Por, në këtë takim djelmoshat e SC Gjilanit treguan karakter të fortë dhe se kemi një sinjal të mirë se pas një vështirësie të madhe do të vije lehtësimi dhe këndellja.
Siç dihet ndeshja e javës së parë e skuadrës kuq e bardhë ndaj Fushë Kosovës u shty, me kërkesë pikërisht të skuadrës gjilanase, pastaj edhe kjo ndeshje ndaj Prishtinës u shty për t’u luajtur sot, por se si duket Gjilani ka gjetur një zgjidhje me ardhjen e pronarëve të rinj të klubit, dhe ky start me barazim, është i mirëseardhur në drejtim të normalizimit të mëtutjeshëm të klubit.
Përndryshe, Gjilani ka disa prurje, që do t’i hyjnë në punë në ndeshjet tjera, derisa sot luajti me lojtarë të rinj të akademisë së saj. /2LONLINE/