Njëri prej themeluesve të UÇK-së, Rexhep Selimi, është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.
Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës së konfirmuar nga Specialja.
“Kam pasur kohë të mjaftueshme që ta shoh, analizoj dhe kuptoj aktakuzën. Ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë. Unë zakonisht i deklaroj ato çka i ndjej, unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, është deklaruar Selimi.
Para se të deklarohet për fajësinë, ai ka mbajtur një fjalim para gjykatësit.
Fjalimi i tij kishte të bënte me legjitimitetin dhe punën e Gjykatës Speciale, luftën e pastër të UÇK-së, dhe gjenocidin që Serbia kreu në Kosovë.