Kryetari i AAK-së në Gjilan, njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës Rexhep Kadriu, mbrëmë ka shtruar iftarë për Bashkësinë Islame të Kosovës në Gjilan.
BIK-u i vlerëson lartë kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës Rexhep Kadriu e Ahmet Isufi, si figura që kanë dhënë kontributin e tyre në etapa të ndryshme të Kosovës, duke thënë se të tillë njerëz na duhen në përfaqësimin e Gjilanit në nivel qendror. Drejtuesit e BIK-ut thanë se kultura politike e Gjilanit duhet të jetë shembull edhe për komunat tjera, por edhe në qeverisjen në nivel vendi.
Ndërsa, dy kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës Kadriu dhe Isufi, u zotuan se do të jenë zë i fuqishëm i Anamoravës në institucionet e Kosovës dhe se bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i përbashkët ësht mjeti i vetëm që i qon proceset përpara.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017