Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)- Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, mbajti tubim me qytetarë në Bresalc.
Pos kryetarit Kadriu, i cili është kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, në këtë tubim morën pjesë edhe dy kandidatët e tjerë Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra që përfaqësojnë Gjilanin si dhe Valentina Bajrami gjithashtu deputete nga radhët e AAK-së, u vlerësuan si kandidatët më të denjë për ti përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Bresalci i beson përvojës, humanizmit dhe atdhedashurisë së kandidatëve për deputetë, si dhe guximit dhe vullnetit për punë të Ramush Haradinajt si kryeministër.
Deputetët nga Gjilani, u zotuan se do të jenë zëri i tyre në institucionet e shtetit dhe se prioritet i tyre do të jetë mirëqenia e qytetarit, integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe fuqizimi i gruas dhe i të rinjve në vendimarrje.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017