Gjilani e ka rastin të çlirohet nga njerëzit të cilët as nuk dinë e as nuk duan që komuna jonë të zhvillohet, sepse kështu arrijnë të ruajnë interesat e ngushta gjithnjë duke mashtruar qytetarët çdo palë zgjedhje të mbajtura në Kosovë.
Kështu vlerësuan qytetarët e Kmetovcit me rastin e prezantimit të kandidatit për Asamble komunale nga ky lokalitet, Selami Azizi (AAK).
“Është nder i veçantë kur subjekti politik të beson kandidimin për Asamble, dhe në të njëjtën kohë është përgjegjësi për mua si kandidat, sepse nuk është punë aspak e lehtë për njerëzit e ndershëm dhe që duan të zhvillojnë vendin.
“Unë do të jem zëri juaj në organet e komunës së Gjilanit. Kmetovci do të përfaqësohet denjësisht në Asamblenë komunale të Gjilanit, sepse jam i interesuar që me punë dhe angazhim të zhvillohemi edhe si fshat edhe si komunë, gjithnjë duke besuar në ndershmërinë, angazhimin e treguar si nënkryetar i Gjilanit, njëherit kandidat për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu”, tha Selami Azizi, kandidat për Asamble komunale në Gjilan.
Rexhep Kadriu, nënkryetari i Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e AAK-s, tha se Ndryshimi fillon me listën e kandidatëve për Asamble komunale nga radhë tona, sepse është lista më e pastër, me njerëzit më të ndershëm, profesionale dhe të gatshëm për me marr përgjegjësi për zhvillimin e Gjilanit.
“Kemi një listë e cila është më e reja për nga mosha, më e pastër dhe më profesionale nga të gjitha listat e partive tjera garuese. Kemi kandidat për kryetar nga AAK-ja që në cilësinë e nënkryetarit i dha shembull edhe Gjilanit edhe krejt Kosoves sesi punohet për qytetarët”, tha Rexhep Kadriu.
Qytetarët e Gjilanit para vetes kanë disa kandidatura, porse vetëm një është serioze. “Ju e dini se kundërkandidatët përgjatë jetës së tyre politike, njihen si politikanë me shumë të meta, të papunë, të apostrofuar për veprime të paligjshme, kandidat partia e të cilëve apelon për votë kundër Angela Merkel-it, një mike e madhe e Kosovës, kancelare e një shteti të fuqishme mik të Kosovës”, shtoi Kadriu. Kosova tani është në rrugë të mirë, gjërat po kristalizohen pas ardhjes në qeveri të Ramush Haradinaj.
“Është fat i mirë për Gjilanin dhe Anamoravën që në këtë kohë kryeministër e kemi Ramush Haradinaj, një lider i dëshmuar se nuk bën ndasi në ndarje buxhetore, dhe i cili Kosovën e sheh si tërësi, dhe investimet i bën aty ku ka nevojë, jo atje ku ka vota. Gjilani do të përfitoj nga qeveria Haradinaj, dhe nga udheheqja e AAK-s në Gjilan, sepse komuna jonë është injorua në vazhdimësi nga institucionet qendrore, dhe si rezultat i mospunës dhe mungesës së vullnetit dhe të projekteve të pushtetit përgjatë tetëmbëdhjetë vitesh në nivel lokal, për ta zhvilluar Gjilanin”, përfundoi Rexhep Kadriu.
Sponsorizuar nga AAK