Kandidati për kryetar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, në orët e mbrëmjes të së premtes me bashkëpunëtorë takoi strukturat e nëndegëve në Shurdhan, Çelik, Selishtë, Isufaj, dhe Dunav, në vazhdën e takimeve për mobilizim të përgjithshëm për zgjedhjet të e 22 tetorit.
Është praktikë e partive politike që garojnë në zgjedhje qofshin nacionale apo lokale, të dalin dhe të kërkojnë votën e qytetarëve.
“Sot në garë për kryetar të Gjilanit janë disa kandidatë, ndërsa shumë prej tyre i shihni shumë rrallë, sepse vijnë këtu çdo katër vjet, andaj nuk besojë se do ti mundoni ata që me ardhë nga Prishtina në punë në Gjilan, por jepni besimin atyre që mund ti takoni edhe në gjysmë të natës”, tha Rexhep Kadriu.
Gjilani duhet me i dhënë besimin kandidatit që çdo herë iu ka pritë në takime, e keni takua sa herë që ju keni dashtë, ju ka përkrahë në vazhdimësi, një kandidati i cili ka dëshmua se pikësynim të tij në politikë e ka mirëqenien e qytetarit, të studentit, bujkut, mjekut, mësuesit. Ky kandidat është nga AAK-ja”, përfundoi Kadriu.
e sponsorizuar nga AAK