Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, takoi strukturën e kësaj partie të nëndegëve Haxhaj, Selishtë dhe Demiraj me të cilët bisedoi për format e angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e 22 tetorit.
Në vazhdën e takimeve mobilizuese që AAK po mbanë me strukturat e saj nëpër nëndegë, dhe tubimet që po mbahen gjithandej Gjilanit, po e kuptojmë qartë mesazhin që qytetarët po na japin.
“Në të gjitha takimet dhe tubimet që po i mbajmë me qytetarë, po e kuptojmë qartë mesazhin e qytetarëve për ndryshim, mesazh ky që na bën me dije të bëhemi gati për ta qeverisë Gjilanin, sepse komuna jonë duhet me u zhvillua, dhe projekti qeverisës yni do të prekë çdo cep të territorit të komunës, edhe në Grykën e Karadakut”, tha Rexhep Kadriu.
Ndryshe, AAK në Gjilan vazhdon të mobilizohet fuqishëm për zgjedhjet e 22 tetorit.
Sponsorizuarn ga AAK