Kritikë Teatri nga: Nerimane Ferizi, aktiviste e shoqërisë civile.
Shfajqa “Free – zëra të padëgjuar”
Kur më erdhi ftesa për të marrë pjesë në shfaqjen “Free – zëra të padëgjuar”, mendova se do të ishte një përvojë e zakonshme teatri, por sapo hyra brenda, u duk se kishte diçka më ndryshe. Në vend të karrigeve të zakonshme, skena ishte e mbushur me karrige të bardha të rëndisura njëra pas tjetrës, pastaj në fillim mu duk sikur po shoh një pasarelë mode, por pastaj me të ulur në karrige shoh një violinist tek shfaqet në fund të pasarelës, ndërsa një personazh në anën tjetër të skenës duke u reflektuar në një pasqyrë, e cila sikur dirigjonte aktorë me qëndrimin e saj misterioz me shpinë të kthyer. Artistë të njohur nga Gjilani u paraqiten në skenë, duke na çuar në një udhëtim emocionues. Ndërsa shfaqja filloi me një ide biznesi që theksonte komplekset e burrave përmes madhësisë së prezervativëve, vazhdoi pastaj në shpërfaqjen e mendësisë shtypëse, të atyre që i frikësohen lirisë.
Në fillim të shfaqjes, ndjeva një aromë “të zezë” industrializmi dhe punës së lodhur, por sa më tej zhvillohej shfaqja, artistët filluan të zbulojnë temen e tyre përmes aktrimit. Mesazhi i tyre arriti të prekte njerëzit që ishin aty, ajo që ndodhi në skenë ishte emocion i ri, diçka që rrallë herë e gjemë në skenën teatrore. Kur shteti, institucionet dhe njerëzit u shfaqën si armiq, duke hedhur shikime të sulmuese, ndjeva dhimbjen dhe revoltën që mbase nuk u shpreh kundrejt armiqve, por që ndihej mbajtur thellë brenda, si një bombë që priste vetëm momentin e duhur për të shpërthyer. Ai shpërthim na erdhi ne, por jo edhe atyre që do të duhej thënë aq mire me fjalët që u shprehën nga aktorët: pirdhu, pirdhu, pirdhu… Ato fjalë ishin një shprehje e brendshme e vuajtjeve dhe dhunës psikologjike që ky komunitet përballet në vazhdimësi.
Pastaj, pas atyre super emocioneve që na dhanë aktorët përmes shfaqjes në skenë u ngrit Diva dhe e përmbysi skenën. Ajo u hodh aty sikurse askush të mos ish prezent, filloi me poezi dhe përfundoi me një vallëzim të lehtë e sensual. E bukur dhe e gjatë, patronizoj skenën dhe na la në lakmi të gjithëve. Lakmi në liri. Sepse është liria ajo që njeriu kërkon në çdo cep të kësaj bote. Liria për të ndërtuar veten dhe për të shprehur veten, liria për të qenë i lirë nga komplekset dhe për të arritur lartësinë e qiejve. Është kjo liri që të gjithë e kërkojmë dhe kjo liri që e xhelozojmë tek ky komunitet. Këta janë LIRIA.
Shteti, Gjilani dhe LGBTQI
Për këtë relektim që na e solli shfaqja “Free-Zera te padegjuar” me koncept dhe regji te Erson Zymberit dhe dramaturgji të Jeton Neziraj, sigurisht duhet të falenderohen njerëz, njerëz që e kanë kuptuar se ç’është liria para nesh, sikur drejtoreshën e e CCNO-Center for cooperation and networking of organizations, znj.Mediana Bislmi. Ata të cilët paten guxim t’i kalojnë kufijtë e Prishtinës e ta dërgojnë zërin e një komuniteti, i cili vazhdon të përballet me mungesë lirie për shkak te orientimit të tyre seksual. Përtej masës homofobe, ky fenomen nuk ka lenë pa prekur edhe artistët. Rrallë gjen artistë që trajtojnë tema të tilla. Është guxim, e përtej guximit është njerëzueshmëri. Pa dashtë me e glorifiku atë që do të duhet të ishte e zakonshme, ne jetojmë ne kushte të jashtëzakonshme. Ku ata të cilët do të duhej të ishin rojtar të të drejtave të njeriut e Kushtetutës, vazhdojnë të jenë të zëshëm kundrejt tyre. Amullia në të cilen shteti ynë ndodhet për shkak të polarizimit të debatit pikërisht nga vet deputetet, dhe tentimi për me e shndrru një mundësi në “obligim”, pastaj me kriju të tilla insuata që prekin institucionin e familjes, duke e ngushtuar shumë konceptin familjen.
Mesazhet
Përmes përformimit të super artistëve nga Gjilani, përveç që u përçua një bërtimë e revolt kundrejt shtetit për shkak të trajtimit që i bëhet këtij komuniteti nga vet institucionet, emocioni që na vuri në pozicionin e të shtypurit ishte përtej asaj që kemi mundur ta imagjinojmë. Revolta e heshtur, e përbrendësuar e këtij komuniteti shfaqet permes dy personazheve Adrionos dhe Merlinit, të cilët hera-herës ndalojnë shpërfaqjen e pakënaqësive ndaj institucionit e shoqërisë, na tregojnë edhe njëherë se ata i tejkalojnë inatet për të qëndruar me njëri-tjetrin. Pastaj, të pshtira ishin sharjet e shpërfaqura të shoqërisë kundrejt këtij komuniteti që shpesh herë kjo shoqëri di ti flas në formën më përbuzëse u shpërfaqen në skenë si dhe ishin kategorik në luftën ndaj këtij komuniteti, seç të frymëzojnë një revolt të brendshme, por të shprehur pikërisht siç e thonë edhe Merlini dhe Adriano: PIRDHUNI.