DYLON

Kryeministri Kurti u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain

Kryeministri Kurti u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain.

Bashkëbisedimi u fokusua në kontributin që instituti i themeluar nga ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, mund të japë në zhvillimin e demokracinë në Kosovë.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e njohu z. Wain me aktualitetin në vend e politikat qeverisëse në drejtim të progresit e avancimit të Republikës sonë. U veçuan ofrimi i arsimit të lartë falas e mbështetja për nënat lehona, si dhe u zgjerua më tej diskutimi në çështje si përdorimi në mënyrë efiçente të teknologjisë, me qëllim fuqizimin e demokracisë e lirive në vend, por edhe bashkëpunimin e Kosovës me shtetet evropiane për të krijuar politika bazuar në vlera e parime të përbashkëta.

Duke e vlerësuar partneritetin, marrëdhëniet e rolin që Britania e Madhe ka jo vetëm si model i demokracisë, por edhe për paqen e sigurinë në rajon, kryeministri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm e të frytshëm me institutin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.