Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut të cilat filluan dje në pjesën e dytë të ditës, kanë vazhduar edhe gjatë natës të cilat pas rënjes së temperaturave në 0 gradë u shëndrruan në reshje bore në shumë territore të Kosovës, kryesisht në veri verilindje ,jug dhe juglindja të vendit.
Këto reshje bore me intensitet të ulët do të vazhdojnë edhe sot në pjesën e parë të ditës duke krijuar shtresa të ulëta të borës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperatura më e ulët u shënua 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare