“Komisioni për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve vizitoi piken grumbulluese të grurit Agro Gresa në rrugën Gjilan -Bujanoc, përkatësisht tek bunari i Përlepnicës”, njofton Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit.
Sipas pronarit të Agro Gresa, Ramadan Avdiu, rendimenti dhe kualiteti i grurit është i mirë, fermerët janë të kënaqur sepse ky vit është më i suksesshmi ndër vitet e fundit, njofton Drejtoria për Bujqësi. /2LONLINE/