Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, gjatë vizitave të vazhdueshme nëpër fushat e korrje- shirjeve, ku mbi 95% të sipërfaqeve të mbjella me grurë janë përfunduar, theksoi se për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike, këtë vit rendimentet janë shumë të ulëta.
“Mbi 95% të korrje-shirjeve kanë përfunduar dhe fushata ka shkuar mirë e pa probleme, mirëpo ajo që e karakterizon këtë vit, janë rendimentet shumë të ulëta që nuk mbahen mend 40- viteve të fundit”, theksoi Pira.
Ai, poashtu ka bërë apel që për shkak të temperaturave të larta dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, mos të ndizen hamullarët.
Gjithashtu, Drejtoria e Bujqësisë i njofton fermerët që vërtetimet e dorëzimeve të grurit nëpër qendrat grumbulluese dhe faturat e plehut artificial, të dorëzohen nga data 15 gusht 2023 në Drejtorinë e Bujqësisë. /2LONLINE/