DYLON

Gagica: Jemi adresë edhe për komunitetet pakicë, bashkë e zhvillojmë komunën e shtetin

Gagica: Jemi adresë edhe për komunitetet pakicë, bashkë e zhvillojmë komunën e shtetin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar se sot këtij subjekti politik i është bashkuar Sunaj Ruzhdiu nga komuniteti turk në Gjilan.

Gagica ka thënë se Sunaj Ruzhdiu vjen nga njëra ndër familjet më të vjetra të Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

“Si pjesëtarë i mërgatës sonë, Sunaj e sheh Gjilanin me sy të banorit rezident duke ndarë bashkë paknaqësitë me nivelin e zhvillimit të Komunës sonë, sidomos për ikjen e rinisë si pasojë e mungesës së përspektivës në vendin e tyre”, thotë Gagica i AAK-së.

Sipas tij, Aleanca asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur për komunitete pakicë të cilat e duan dhe respektojnë shtetin tonë të përbashkët, që kanë ide për zhvillim e vullnet për të kontribuar për të mirën e përgjithshme.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.